GRAND EVENTS
Përvoja 23 vjeçare e Grand Decor në organizimin dhe dekorimin e eventeve, sjell një ambient të mirëmenduar dhe kompletuar për çdo aktivitet që ka një festë.
Nëse edhe ju po kërkoni vendin ideal për festën tuaj, na shkruani dhe bashkë e bëjmë të mundur!
Rezervo tani

E realizuar nga eksperienca dhe inspirimi profesional, ambienti dhe ekipi ynë e bën secilin event të veçantë dhe të paharrueshëm...

Bëj realitet atë që ke dashur gjithmonë

Secili nga ne ka një paramendim se si dëshiron të festojë ditën më të veçantë,
ndajeni këtë mendim në një takim me profesionistët tanë dhe realizoni atë që keni dashur gjithmonë!

Kush jemi ne?

Pas idesë për realizimin e një feste, e pashmangshme është përmendja e emrit Grand Decor. Rrugëtimi ynë ka filluar që nga 1999, kur për herë të parë në Kosovë kemi filluar me dekorimin e eventeve të ndryshme, kështu u bëmë të parët që sollëm këtë trend në vend.

Duke i parë kufizimet dhe mungesën e ambienteve të përshtatshme për dekore profesionale dhe organizime të kompletuara, si liderë të kësaj industrie, kemi vendosur të krijojmë një ambient të përshtatshëm si Grand Events. Në Grand Events bëhen bashkë, organizatorët dhe dekoruesit e Grand Decor, lulet e freskëta dhe floristet nga Grand Flowers, ekipi i madh i menaxherëve, asistentëve, kuzhinjerëve dhe Master Chefi ynë Besim Agaj. 

Asistenca jonë vazhdon edhe në shërbimet e tjera që mund t`i kërkoni lidhur me festën tuaj, duke filluar nga ekipi muzikor, fotografët & video produksionet, fishekzjarrët, zërimi, shfaqjet e ndryshme dhe secila ide tjetër kreative që mund të keni, ne jemi këtu për ju!

“Shema është themeluese e brendeve të kompanisë Grand. Energjia, pasioni, vizioni dhe vëmendja e saj në detaje, është pasuri e madhe për këtë industri.”

Shemsije Dërmaku
Themeluese & Pronare

Kontakti